English

Gazetari nga Britania: Kriminelët shqiptarë drejtojnë tregun e drogës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në një reportazh të publikuar në tabloidin britanik “Daily Express”, gazetari Zak Garner Purkis tregon përshtypjet e tij, pasi ka takuar shumë njerëz në veri të Shqipërisë, aty ku thuajse çdo familje ka një djalë në Angli.

- Advertisement -

Ai tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në Britani janë kriminelët shqiptarë ata që drejtojnë tregun e drogës.

Çfarë i ka bërë përshtypje gazetarit, është dhe fakti që ka shumë të rinj që vijnë për të bërë punë të ndershme e sidoqoftë përfundojnë te droga.

“Sa i përket tregut të kokainës, thuhet në mediat ndërkombëtare se janë të suksesshëm dhe ka lajme të shumta se si kriminelët shqiptarë drejtojnë tregjet e drogës. 5 vite më parë të gjitha kriminelët që merreshin me drogë kishin të paktën një kontakt me një shqiptar. Nuk mund të them nëse shqiptarët kanë shkuar aq thellë sa të kenë lidhje dhe me qeveritarët, por mund të them se s’besoj të ndodhë diçka e tillë,” – u shpreh Purkis.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?