Gazetari nga burgu i Drenovës: Nëna ka 2 ditë që pret djalin me lot në sy
780 të dënuar u liruan nga burgu ditën e djeshme ndërsa për 2662 persona të dënuar me shërbim prove u mbaroi dënimi. Ndërkohë për protestuesit e opozitës që u pushohet çështja janë 232.
Euronews Albania ka qenë në transmetim në të gjitha burgjet e vendit përmes gazetareve për të pasqyruar daljen e të burgosurve dhe momentet kur ata takoheshin me familjaret e tyre.
Gazetari Xhensil Shkëmbi tregoi në emisionin GoodMorning Albanians rastin e një nëne që dje priste para burgut për djalin e vet i cili ka përfituar nga ulja e dënimit, por i kishin mbetur edhe disa javë për të vuajtur dënimin.
“Sot po priste përsëri këtu, nuk e filmove, nuk e filmova as dje, lotët e një nëne asnjë kameraman në botë nuk është i denjë t’i filmojë. Po flisja me të dhe po më thoshte që ka 6 vjet pa e takuar se është e sëmurë dhe e ka të pamundur që të futet brenda perimetrit dhe të përballet me ato kontrollet e rrepta dhe të imtësishme”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit