Gazetari: Rama i thirri në takim kandidatët për SPAK, vetëm Dumani nuk i shkoi
Gazetari Poli Hoxha thotë se të tre kandidatët për kreun e SPAK janë thirrur në takim nga kryeministri Edi Rama përpara garës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxha u shpreh se përpara se të ndodhte kjo ndërhyrje, SHBA nuk kishte asnjë preferencë të caktuar për asnjë nga kandidatët, pasi të tre janë prokurorë shumë të përgatitur dhe të trajnuar nga amerikanët.
Ndërhyrja e ambasadores së SHBA, sipas tij ndodhi pikërisht pas kërkesës së Ramës ndaj kandidatëve të SPAK, që u refuzua vetëm nga Altin Dumani.
“SHBA nuk kishte asnjë preferencë, të tre kanë shkuar në SHBA, janë trajnuar atje, janë certifikuar. Në këtë moment ndërhyn kryeministri dhe na i fton të tre kandidatët, ç’punë ka kryeministri? Dy shkojnë, Dumani refuzon, me të drejtë, se nesër kryeministri mund të jetë subjekt i tyre. Kush e bën korrupsionin? Kryeministri, ministrat. Kur shihet se ka tendenca, vetë ambasadorja ndërhyri me disa deklarata, i paralajmëroi KLP që të mos ndikohen nga asnjë palë”, tha gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë