Gazetari: Standart i dyfishtë për zv.kryeministren, s’është publikuar dosja e plotë
Duke folur në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania, gazetari Reldar Dedaj komentoi hetimet e SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar trajtimin ndaj çështjes së saj si të gabuar.
Ai theksoi se kritika e tij nuk lidhet me emrin konkret, por me funksionin që ajo mban dhe me standardet e institucioneve të drejtësisë.
Sipas Dedajt, vendimmarrja e SPAK në lidhje me masën e pezullimit nga detyra dhe bllokimin e pasaportës është e pakuptimtë dhe e pambështetur në logjikë procedurale.
“SPAK i vendosi masën e pezullimit dhe bllokimin e pasaportës në një kohë kur Balluku kishte një javë që lëvizte në Europë. Ajo kishte mundësi të ikte sa të donte. Është nonsens bllokimi i pasaportës kur akuza ishte komunikuar një javë më parë. Çfarë sjell ky bllokim?” – u shpreh Dedaj.
Ai theksoi se masa e marrë nga SPAK “nuk qëndron”, pasi sipas tij nuk ka lidhje shkak-pasojë mes funksionit të Ballukut dhe procedurave të përmendura në dosje.
“Balluku nuk ka qenë anëtare e komisionit të vlerësimit, as e agjencisë së prokurimeve, as kontraktore. Nuk ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me këto komisione. SPAK po vepron me standard të dyfishtë. Nuk mund të trajtohet zv.kryeministrja në këtë mënyrë.”
Dedaj shtoi se tenderat që po hetohen “janë tre vite të mbyllur, të arkivuar”, dhe se SPAK nuk ka pse të argumentojë se provat mund të cënohen.
“Tenderat kanë tre vite të kryer, janë të arkivuar dhe të dokumentuar. Çfarë provash mund të prishet? Si mund të prishen provat, kur bashkëpunëtorët e dyshuar janë me masa sigurie? Kush mban përgjegjësi nesër nëse ajo del e pafajshme?”, u shpreh ai.
Ai ngriti edhe shqetësimin për publikimin pjesërisht të bisedave në dosje:
“Pse SPAK nxjerr gjysmën e bisedave? Pse e kthen veten në një organ politik? Politika bën propagandë, por nuk ka pse SPAK të marrë këtë rol. Po PD ku është në këtë situatë dhe pse nuk i legjitimon akuzat e saj ndaj SPAK? Ky rast mund të ishte shembulli më i mirë për ta. PD ka Gaz Bardhin, jurist dhe kryetar grupi, po ku është ai? Kemi një standard të dyfishtë që këta nuk e thonë. Edhe fakti që PD-së i ka rënë ‘daci’ në kos nuk po shfrytëzohet”, tha ai.
“Edhe Sali Berishën e kanë trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme. Ka raste kur janë shkelur standarde, madje edhe Kushtetuta. Por nuk duhet të nëpërkëmben simbolet e shtetit, dhe SPAK nuk mund të veprojë kështu. Shikoni si e trajtuan Sarkozyn në Francë”, tha Dedaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit