Gazetari Xhunga: Bilanci katastrofal i Yuri Kim në Tiranë
Gazetari Albi Xhunga foli në lidhje me largimin e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim dhe punën që ka bërë ajo në vendin tonë.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ajo nënvizoi se Kim kishte një bilanc katastrofik në vendin tonë.
Sipas tij në vendin tonë ka persona të shpallur ‘non grata’ nga SHBA po ende janë pjesë e politikës.
“Për të bërë bilancin e Kim përveç marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, një pjesë shumë e rëndësishme është bilanci i strukturës së posaçme anti-korrupsion. Kjo është e rëndësishme sepse ne jo vetëm që kemi një poltikë amerikane e cila përpiqet të luftojë korrupsionin në Shqipëri dhe do të çlirojë skenën politike shqiptare, por ne kemi vetë platformën e Kim drejtuar Kongresit të SHBA kur ajo kërkon postin e ambasadores në Tiranë. Pikat kryesore të kësaj platforme ishin, përkrahja dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit. Bilancin e Kim në Tiranë mund ta konsiderojmë të suksesshëm ose katastrofë. Nuk mund ta mohojmë se janë bërë përparime të mëdha dhe të dukshme. Mirëpo realiteti na thotë që shqiptarëve nuk iu premtua që drejtësia e sotme do të jetë më e mirë se e djeshme, por ju premtua drejtësi dhe barazi para ligjit. Por pandëshkueshmërisë në Tiranë nuk i është dhënë fund. Në panoramën politike kemi persona ‘non grata’ nga SHBA por ende janë pjesë e politikës”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjendet i pajetë 27-vjeçari në Gjirokastër, dyshimet e para
- Ekskluzive| Eurodeputeti Waitz flet për Euronews Albania: Pse e kundërshtova Lajçak
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë