Gazetari zbulon grupin kriminal me potencialin më të madh ekonomik në vitet e fundit
Gazetari Eni Ferhati tregoi në emisionin Now në Euronews Abania se grupi kriminal shqiptar me potencial më të madh ekonomik janë Çopjat e Elbasanit.
Kjo sipas tij, shpjegohet edhe me pagesat shumë të mëdha që ky grup kriminal ka ofruar për disa vrasje, që shkonin deri në 4-5 mln euro.
“Ky grup kriminal i nisi vrasjet me pagesë në 2018, deri në atë vit ishin kthyer në grosistë të sasive të mëdha të kokainës, është organizata e parë kriminale shqiptare që nga Amerika Latine, thotë SPAK ka çuar drogë j vetëm në Evropë por edhe në Singapor dhe deri në Afrikën e Jugut. Ndoshta është grupi kriminal shqiptar me potencialin më të madh ekonomik nisur edhe nga pagesat e mëdha për vrasjet e porositura. Për atentatet që kemi publikuar që mbeten vetën në kuadrin e realizimit të kushteve kanë premtuar deri në 4-5 mln euro nëse do të realizoheshin. Nga ana tjetër, e lidhur kjo me atentatin e sotëm, një karakteristikë e grupit kriminal Çopja është se ata kishin njerëz të caktuar që merreshin me humbjen e gjurmëve pas vrasjeve. Në të gjitha vrasjet me porosi prej tyre, ku ndër vrasësit e tyre me pagesë është edhe i shumëkërkuari Talo Çela për të cilin dyshohet se është strehuar në Brazil, të gjitha automjetet e përdorura nuk janë djegur; çmontoheshin në pika të caktuara, madje dëshmia e një personi, të cilin tentuan ta vrisnin për shkak të informacionit që kishte, përmend emra ish-deputetësh, biznesmenësh shumë të famshëm”, tha gazetari Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit nga diaspora do ta gdhijnë para Kryeministrisë, detajet çfarë pritet të ndodhë në protestë
Flamur i madh te Piramida në Tiranë, qytetarët ndjekin nga lart protestën (VIDEO)
Aktivisti Arben Kola flet nga protesta: Qëndresa do të vazhdojë deri në largimin e qeverisë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë