Gazetarja flet me mjekët: Anestezia totale, rrezik te fëmijët me probleme në zemër
Gazetarja Aida Topalli ishte mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians” për të folur rreth ngjarjes tronditëse të ditës së djeshme, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën pas një ndërhyrje dentare.
Familjarët akuzojnë anestezistin Roland Xhaxho duke thënë se ky i ka dhënë fëmijës një dozë të gabuar të anestezisë. Mjeku nga ana e tij i ka mohuar akuzat duke thënë se arsyeja se përse u desh që fëmijës t’i kuroheshin të gjithë dhëmbët në të njëjtën kohë, është se ai ka pasur probleme me zemrën, për të cilën edhe ishte operuar dy vite më parë.
Gazetarja Topalli tha se ajo ka komunikuar me mjekë e stomatologë të ndryshëm për sa i takon kësaj ngjarje dhe sipas saj mjekët i kanë thënë se anestezia e aplikuar sjell probleme te fëmijët që vuajne nga zemra.
“Mjekët e kanë konsideruar si një problem të rëndë, pasi duke qenë se fëmija ka pasur probleme kardiovaskulare, e mira do ishte të shmangej narkoza e bërë te ky fëmijë. Megjithatë te një rast i domosdoshëm, nëse mjeku pretendon se kishim të bënim me një infeksion dhëmbësh te një fëmijë 3-vjeçar, që për dentistët është e pamundur të kenë qenë aq shumë dhëmbë të infektuar, do duhej të merreshin antibiotk para operacionit”,-tha gazetarja Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve