Gazetarja: Protesta në Kosovë kishte pjesëmarrje të lartë të burrave

1 Shtator 2022 | 08:04

Gazetarja Mimoza Gavrani ishte dje e pranishme në protestën e organizuar në mbështetje të 11-vjeçares që u dhunua seksualisht nga 5 burra në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo pohoi se kishte pjesëmarrje të lartë të burrave që ishin solidarizuar me qëllimin e protestës.

Ndër të tjera, Gavrani solli në vëmendje se po kalojmë në një proces tranzicioni dhe edukimi të shoqërisë. Kjo jo për të justifikuar dhunën që një burrë ushtron ndaj një gruaje, por për të argumentuar ndryshimin gradual të mentalitetit te burrat në raport me gratë.

“Kam parë mjaftueshëm burra në protestën e djeshme dhe gjithashtu kam parë dhe komente shumë përkrahëse,” – u shpreh gazetarja.

Gavrani tha se protesta në Kosovë kërkoi mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat, specifikisht legalizimin e përdorimit të gazit irritues në raste të dhunës për vetëmbrojtje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026