Gazetarja zbardh skemën: Gratë merreshin natën, gënjeheshin se do punonin sherebelë
Në Review në Euronews Albania u transmetua rrëfimi i 4 grave të cilat u arrestuan si punonjëse në ferma kanabisi por që sipas tyre ato nuk punuan asnjë ditë dhe kishin rënë pre të një mashtrimi.
Duke folur për këtë rast gazetarja Aida Topalli tregoi skemën si funksion rekrutimi i grave për të punuar në përpunimin e kanabisit ku sipas saj ato transportohen natën drejt vendit të punës që të mos identifikojnë zonën ku do të punojnë dhe mashtrohen duke u thënë se do merrem me bimë medicinale ose sherebelë.
“Janë bërë shumë operacione policore por duket se janë dekonspiruar por në dy prej tyre policia ka konkluduar, siç është dhe rasti për të cilin po flasim. Gratë rekrutoheshin pasi u thuhej se do të punonin në përpunimin e bimëve medicinale ose sherebelës dhe përzgjidheshin gra vunerabël, nga familje të varfëra dhe ishte një organizim ku grupoheshin disa gra. Ato merreshin natën në mënyrë që mos të shikonin rrugën ku po shkonin, u ndaloheshin telefonat, nuk u tregohej kurrë zona ku do të shkonin, hanin dhe flinin në vendin e punës, kishin një lloj menaxheri që i instruktonte dhe punonin me ditë ose me javë”, tha në Review gazetarja Aida Topalli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rrëfimet ekskluzive: Na thirrën për sherebel, na kapi policia si punëtore kanabisi
- Sekuestrohen 30 kilogramë kanabis në Tepelenë, katër persona në pranga
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng