Gazment Bardhi zbulon strategjinë krah Berishës: Po ngremë ekipin për…
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi është shprehur se në top listën e problemeve shqiptare është ekonomia.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se opozita e bashkuar do të ngrenë një ekip për të parë problematikat e qytetarëve dhe për të zgjidhur hallet e tyre.
“Në top listën e shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë është ekonomia dhe ne do duhet të kemi alternativën tonë se si vendi del nga mjerimi që gjatë këtyre viteve ka rënë. Kontrolli ndaj ekzekutivit që formësohet përmes komisioneve hetimore apo denoncimi për çështje që janë në interes të publikut janë pa dyshim përgjegjësitë e opozitës që ajo do duhet t’i shqyrtojë. Nuk e përjashtova faktin që ne jemi në kohën kur ne duhet të fillojmë të prezantojmë alternativën tonë qeverisëse.
Opozita nuk ka bërë sot as njërën as tjetrën. Unë kam luftuar më shumë se kushdo tjetër që ne duhet të lëmë mënjanë konliktin brenda opozitës, të kapërcejmë veten. Ne kemi një problem me sistemin që është ngritur. Duhet të vijmë në një pikë ku të gjithë bashkarisht duhet të themi që nuk pajtohemi me këtë model. Pas bashkimit të PD , puna denoncuese, kontrolli i qeverisë janë punë rutinore të opozitës. Ajo që na duhet për të fituar besimin e qytetarëve është se çfarë ne do bëjmë më mirë se sa bën Edi Rama. Kjo bëhet me ekipin dhe së dyti, si i zgjidhim ne këto halle dhe shqetësime”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- VIDEO| Eklipsi diellor, mijëra njerëz mblidhen për të parë pamjet e rralla
- Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim lejeve për shtëpi në fshat
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë