Salihu: Elsa Lila bëri historinë, fatkeqësi që s’na përfaqëson në Eurovizion
Këngëtari dhe producenti Genc Salihu e cilësoi fantastike performancën e Elsa Lilës në Festivalin e Këngës në RTSH.
Në emisionin Review në Euronews Albania, Salihu u shpreh i keqardhur që Elsa Lila nuk do të na përfaqësojë në Eurovizion, ku siç tha kënga e saj do ta rendiste Shqipërinë më lart.
“Elsa Lila ka qenë fantastike. Jam shtangur nga performanca e saj. Historia e ka treguar se rankimet më të larta të materialeve shqiptare në Eurovizion nuk e kanë pasur ato të tipi ‘Duje’ por ato të tipit ‘Evita’, si Suus apo Eugent Bushpepaj. Është një fatkeqësi që Elsa Lila nuk na përfaqëson në Eurovizion, por nuk është kontroverse as kënga tjetër. Nuk kam asgjë me këngën tjetër, por Elsa do të na rendiste më lart në Eurosong. Është shija ime personale”, tha Salihu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zeka: Kënga e Albina Kelmendit jashtëzakonisht e mirë për Eurovizion, po përgojohet
- Festivali i Këngës me 2 çmime të para, Lako: Publiku e pëlqeu formulën e re
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani