“Gërdeci”, Mediu: Procesi i drejt ligjor është ai që çon në përfundime të sakta
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se një proces i drejtë ligjor ka të akuzuarin dhe akuzuesin
“Ka një të vërtetë që do ta ndërtojë pala akuzuese, ka një të vërtetë që ka dhe pala mbrojtëse. Në qoftë se këto nuk ballafaqohen atëherë ne shkojmë në një proces tendencioz gjyqësor,” – u shpreh Mediu.
Ai u shpreh se e shikon si anormal këtë proces, aq më tepër kur procesi për çështjen e “Gërdecit” ka kaluar disa shkallë vendime gjyqësore.
“Këtu flitet për shpërdorim detyre në bashkëpunim në një kohë që një pjesë e urdhrave apo dhe atyre që quhen bashkëpunëtorë janë çmuar nga gjykata të pafajshëm ose urdhra të drejtë në përputhje me ligjin, të çmuar në përfundim me rezultatin e gjykatës. Atëherë nëse ne do të kemi një akuzë të ngritur padyshim duhet të shohim dhe historinë e kësaj vepre penale,” – deklaroi Mediu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar