‘Gërdeci’, provë kundër Sali Berishës? Gazetari: Çfarë pret SHBA nga Altin Dumani

19 Dhjetor 2022 | 10:39

Gazetari Lavdrim Lita tha se kreu i ri i SPAK, Altin Dumani ka pasur sukseset dhe dështimet e tij.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita theksoi se Dumani po heton dosjen e ‘Gërdecit’ për të cilën SHBA ka thënë se do të sillte prova të reja në lidhje me këtë çështje.

Ndër të tjera gazetari theksoi se me Dumanin, SHBA shpreson që mund të shkohet më tej në disa procese që kanë interes të lartë publik.

“Dumani ka pasur sukseset dhe dështimet e tij. Ai ka treguar një vendosmëri personale për t’u shkuar disa çështjeve në thellësi. Një nga dosjet që Dumani po heton është dosja e Gërdecit. SHBA, Escobar e kanë bërë të qartë se ishin të gatshëm të sillnin prova të reja në Shqipëri. Kraja në këtë rast nuk ishte treguar dhe aq entuziast për t’i marrë këto prova. Ato shpresojnë që me Dumanin dhe për shkak të vendosmërisë së tij personale, mund të shkohet një hap më tej me disa procese me interes të lartë publik. Ka humbur pak dhe sensi i hetimit sepse një drejtësi e vonuar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026