Zgjedhjet në SPAK, Lita: Betejë e fituar nga SHBA, Dumani i pa kapur nga politika

19 Dhjetor 2022 | 10:17

Gazetari Lavdrim Lita komentoi procesin zgjedhor të SPAK ku në krye të këtij institucioni u vendos Altin Dumani.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se betejën në këto zgjedhje e fitoi SHBA e cila sipas tij ka investuar miliona dollarë që në Shqipëri të ketë një drejtësi të pavarur.

Ndër të tjera ai theksoi se Dumani është një person që deri më tani nuk rezulton I kapur nga politika.

“Është një betejë e fituar sepse katër ambasadorët e fundit në Tiranë kanë pasur një mandat të qartë anti-korrupsion për të ngritur dhe reformuar sistemin e drejtësisë që ishte një dobësi strukturore. Ajo që pamë më 16 dhjetor në kolegjin e SPAK ishte një provë force të cilën SHBA për interesa të saj u fitua duke nxjerrë një lidership të pa kapur nga politika. Dy liderët më të mëdhenj në vend gjatë dekadave të fundit e kanë vendosur se kush do të ishte prokurori dhe Gjykata. Kemi pasur kryeprokuror të vendosur nga politika. SHBA ka paguar miliona dollarë për ta bërë Shqipërinë me drejtësi të pavarur. Ishte dhe një frikë se qeveria shqiptare nuk do të mbante premtimin e saj për ta lënë  drejtësinë të pavarur”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026