Gërmime në Apoloni, ekipet e arkeologëve shqiptarë bashkëpunojnë me ata francezë
Ekipet e arkeologëve shqiptarë në bashkëpunim me atë francezë po kryejnë gërmime në Apoloni.
Gërmimet arkeologjike po kryehen në banjat termale të Apolonisë, teksa studiesit kanë në qendër të vëmendjes pasqyrimin e saktë të këtij vendbanimi të rëndësishëm europian.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada franceze, përmes një postimi në rrjetet sociale, në kuadër të 100 vjetorit të bashkëpunimit shkencor midis Francës dhe Shqipërisë.
Organi diplomatik shkruan se në këtë përvjetor është e rendësishme që të theksohet ky partneritet, i cili është bazë e frankofonisë shkencore midis dy vendeve tona.
Gjithashtu ato kanë përkujtuar edhe themeluesit kryesorë të këtij partneriteti përgjatë kësaj kohe në gjithë këto vite, historianët e shquar francezë dhe ato shqiptarë, si Léon Rey (1887-1954), Pierre Cabanes (1930-2023) dhe Hasan Ceka (1900-1998).
“Takime të frytshme me ekipet arkeologjike shqiptare dhe franceze që po kryejnë gërmimet rreth banjave termale të Apolonisë.
Në këtë 100 vjetor (1924-2024) të bashkëpunimit shkencor midis Francës dhe Shqipërisë, bazë e frankofonisë shkencore midis dy vendeve tona, është e rëndësishme të theksojmë këtë partneritet”- ka shkruar Ambasada franceze.
LEXONI GJITHASHTU:
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
Rama publikon pamjet e stadiumit për koncertin e Kanye West: 4 milionë € nuk janë shpenzim, por investim
Berisha: 4 milionë eurot për Kanye West janë dhënë në mënyrë antikushtetuese
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë