“Gjak tjetër”- Gazetarja ‘zbërthen’ mesazhet e Ramës në Asamble: Deputetë të rinj!

8 Shtator 2024 | 21:54

Gazetarja Eksiola Shehu është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka paralajmëruar më parë, por edhe gjatë ditës së sotme në Asamblenë e PS, se pjesa më e madhe e Grupit të ri Parlamentar, pas zgjedhjeve të vitit 2025 do të përbëhet nga deputetë të rinj.

Komentet Shehu i bëri në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ku tha se PS po ikën nga ‘Rilindja’ e deputetëve të vjetër e me eksperiencë shumëvjeçare drejt ‘një gjaku të ri’.

Ajo tha gjithashtu se Rama i ka bërë të qarta pakënaqësitë kur ka kritikuar deputetët që nuk zhvillojnë takime në zonat e tyre elektorale, apo që zhvillojnë takime vetëm sa për të bërë fotografi.

Sipas Shehut, Rama e ka të qartë profilin e kandidatëve që pritet të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Rama e ka të qartë profilin e kandidatëve që pritet të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai ka shprehur pakënaqësi për grupin aktual parlamentar duke nisur nga takimet që nuk zhvillojnë në terren, apo disa takime apo minitakime që zhvillojnë vetëm për foto në rrjetet sociale.

Kam përshtypjen që pjesa më e madhe e grupit të PS që do prodhojnë zgjedhjet e 2025 do të jenë deputetë të rinj, në funksion të asaj PS-je që nga Rilindja tani do të shkojë jo tek ata që kanë 30 e kusur vite eksperiencë, por një gjak i ri. Edhe sot e nënvizoi pak Rama ‘të rinjtë e dekadës tjetër, atë të BE’.

Emrat më të rëndësishëm politikë do të jenë aty, por pjesa tjetër nuk do të jetë. Rama bëri me dije sot se nuk do të ketë më kandidatë me listë të mbyllur me më shumë se një mandat”, tha Shehu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026