Paratë për rritjen e pensioneve, Rama: Burg për bizneset që s’deklarojnë pagat reale
Reforma për të rritur pensionet do të nisë me dorë të hekurt për të gjithë ato kompani, të cilat paguajnë punonjësit me lekë në dorë dhe jo përmes bankave. Për qeverinë, tashmë mospagesa e kontributeve shoqërore, nuk do trajtohet si informalitet, por si vjedhje që do të marrë ndëshkim.
“E thënë me fjalë të tjera, do bëjmë me kuotat e sigurimeve atë që bëmë me faturat e energjisë. Ata që s’u paguajnë sigurimet sipas pagës do i trajtojmë si hajdutët e energjisë elektrike”, tha Rama në Asamblenë e PS.
Presioni për të zgjeruar kontributet e punonjësve, të cilat shkojnë më pas si pagesa pensionesh është vetëm një prej risive që do të sjellë skema e re, ndërsa plani do të përfshijë edhe një paketë e cila do të nxisë edhe indeksime e shpërblime më të larta se ato që garanton ligji aktual.
“Ky plan që po punohet prej muajsh, do synojë pikërisht përfshirjen e pensionistëve në ndarjen e të ardhurave të rritjes ekonomike, për të shkuar përtej nivelit të bonusit të fundvitet dhe indeksimit, mund të them troç, rritja e të ardhurave nga shteti për pensionistët në vitet në vijim nuk mund të jetë domethënëse nëse nuk i japim të gjithë bashkë si shtet, qeveri dhe shoqëri si sipërmarrje një goditje domethënëse fenomenit të fshehjes së pagave që për pasojë godasin të ardhurat për sigurimet shoqërore dhe vjedhin çka u takon pensionistëve”, u shpreh kryeministri.
Skema e pensioneve, e cila synon garantimin e sigurimeve shoqërore do të shpallet në mes të muajit tetor. Ajo rishikohet pas 10 viteve, në një shoqëri ku raporti kontribues-përfitues po barazohet dhe arka e shtetit përballet me një shkallë të ulët të mbledhjes së të ardhurave në kontribute shoqërore e shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë