Asambleja e PS, Rama: Nisemi drejt përballjes për mandatin e katërt qeverisës

8 Shtator 2024 | 11:19

Partia Socialiste ka mbledhur sot në qytetin e Durrësit Asamblenë Kombëtare.

Në fjalën e tij hapëse, kreu i PS Edi Rama tha se sot hapet një kapitull i ri në jetën së kësaj partie, që do të niset drejt përballjes për mandatin e katërt qeverisës.

“Sot hapim një kapitull të ri, nga ky stacion ku do përmbyllim proceset e brendshme duke votuar ekipin e ri drejtues dhe do nisemi drejt përballjes për mandatin e 4 të qeverisjes të PS. Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat, pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht, të jenë me garë të hapur, ndërsa listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputetë me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026