“Ngjarja në Pogradec u manipulua”, Rama: U mobilizua media dhe politika për…
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS u ndal gjatë në vrasjen e Egli Progës në Pogradec, ngjarje që i shoqërua me reagim të madh publik dhe politik.
Rama akuzoi opozitën dhe median se u mobilizuan të manipulojnë ngjarjen kriminale duke hedhur akuza të pabaza ndaj policisë dhe urgjencës.
“Në politikë dhe në media u mobilizuan ta manipulojnë ngjarjen kriminale të ndodhur në Pogradec. Me shpejtësinë marramendëse u prodhua një film i kronikës së zezë për të prodhuar të gjitha të pavërtetat e mundshme”, tha Rama.
Rama i cilësoi gënjeshtra të fabrikuara fjalët se autori i krimit kishte mbrojtjen e PS, ndërsa tha se viktima ishte anëtar i PS me teser.
“U tentua të thuhej se Policia kishte tentuar të fshihte krimin. U bërtit fort se ambulanca kishte vajtur me 40 minuta vonesë. Por edhe kjo ishte një gënjeshtër. U përhap përralla se autori i krimit kishte mbrojtje politike, ngaqë një dajë i tij, ishte eksponent politik në Pogradec. Edhe kjo ishte një gënjeshtër. Partia Socialiste nuk mbron as ministrat dhe jo më të mbrojë këtë dajën, që është i dënuar, dhe nuk ka asnjë lidhje sot me Partinë Socialiste. Viktima po, ishte anëtar me teser i PS-së, nuk ishte pronar lokali, por punonjës i OSHEE”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë