“Gjakderdhje në Kosovë dhe Bosnjë?” Analisti: Ja si do të nisë gjithçka
Deklarata e ambasadorit rus për Kosovën i cili tha se “do të ketë gjakderdhje jo luftë gjithëpërfshirëse” dhe ajo e Dodik i cili tha se do kërkojë shkëputjen e republikës Srpska, kanë ngritur shqetësime të shumta në rajon pasi kjo do të krijonte konflikt e gjakëderdhje në Bosnjë-Hercegovinë.
Analisti Ben Andoni tha në një intervistë për Euronews Albania se Milorad Dodik, ndan të njëjta interesa me Vuçiç dhe se Republika Srpska mund të jetë guri i parë i dominosë.
“Zoti Dodik është i ndarë në interesa me zotin Vuçiç, për fatin e madh në javët e fundit, Vuçiç është munduar që ta përdorë për interesat e veta dhe Dodik ka përdorur forcën e Vuçiç për të treguar që mund të ketë peshë në atë që do të bëjë. Mendoj se kjo mund të jetë pak e vështirë, por nuk është e pamundur.
Serbia ka një gjuhë shumë më agresive me federatën e Bosnjës. Me Malin e Zi ndikimin do e shikojmë kur partia e Mandic të marrë edhe tre ministri të tjera. Në rastin e Republikës Srpska, unë mendoj se është guri i parë i dominosë i cili pritet të sjellë zhvillime. Unë uroj që forca e Bashkimit Europian fillimisht ta pezulloj, ose ta shty sa më shumë në kohë por e shikoj që është jashtëzakonisht e vështirë”, -tha Ben Andoni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kritika qeverisë së Kosovës: 2023 ishte vit i dështimeve dhe ngjarjeve të këqija
- Kosovë| Kapet sasi e konsiderueshme monedhash 2 euro të falsifikuara
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 07:14 Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar