“Gjallë e kemi UÇK”, kënga që motivoi policët teksa shkonin në aksionin në Veri
“Ti me flakë po i shkon Deçanit, do me ja prish shqipes folenë, nuk ka vdek pushka e luanit, gjallë e kemi UÇK-në”-janë fjalët e këngës që dëgjonin policët e Kosovës ndërsa ishin në nisur për në aksion Banjskë.
Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, policët nuk shihen me fytyrë, por mesa duket kënga patriotike ka qenë motivuese për ta.
Ndërkohë këngëtari i këngës “Trimat e Dukagjinit”, Xhafer Ahmetaj ishte i ftuar në Euronews Albania, ku theksoi se djemtë e UÇK-së janë në vijën e frontit, aty ku kërkohet.
“Djemtë në vijën e fronit janë prapë aty në vijën e fronit, aty ku kërkohet. Kam dëshirë që policët ti falenderoj. Këngën kam dashur ta përfundoj me mesazhin që jemi nipa të Kastriotit, jem betuar në besë të Zotit, trojeve tona zot me ju dalë. Trojet tona janë dhe përtej Mitrovicës, po padrejtësitë historike dhe shqiptarët janë të ndarë gjithandej. Në secilën strofë djemtë tonë e kanë gjetur veten”-tha ai.
@semipz “Jo s’ka vdekë pushka e Luanit, gjallë e kemi #uçk -në #hashimthaqi #policekosova #fyp #tiktokkosova #viraltiktok #kosova #albania ♬ original sound – LUSHAJ.S
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 10:23 Përfiton nga amnistia penale, lirohet Erisa Fero nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian