Shqiptari u arratis nga burgu me dron! Eksperti tregon si e përdori pajisjen…
Eksperti i sigurisë Faik Basha ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Morning Albanians” për të folur për arratisjen e bujshme të shqiptarit Roland Dedja nga burgu i Italisë. Ai thuhet të jetë arratisur me ndihmën e një droni, por si mund të ketë ndodhur kjo?
Eksperti Basha e shpjegoi kështu:
“Mesa kuptova unë ai ka prerë hekurat e dritares dhe ka përdorur çarçafin për të zbritur poshtë. Për të kaluar rrethimin e burgut, pasi burgjet kanë një rrethim i cili ka një lartësi minimalisht 6 metra. Atij mund t’i jenë ofruar litarë apo mjete ndihmëse me dron. Sepse nuk ka mundësi të jetë përdorur një dron aq i madh sa mund të ngrejë një person dhe të mos bjeri në sy”,-tha eksperti.
Kujtojmë se i burgosuri Roland Dedja është bërë kryefjala e mediave italiane për arratisjen e tij të sofistikuar nga burgu. Arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu i Teramos, në Itali ngriti në “këmbë” autoritetet por vuri në dukje edhe mangësi të sistemit atje për sa i përket stafit, kapaciteteve dhe të teknologjisë së përshtatshme.
Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm.
LEXONI GJTIHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe