Gjekmarkaj: Parlamenti është marr peng, po i bëni atentat opozitës dhe shoqerisë
Nën kryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve është shprehur se Parlamenti është marr peng. Sipas Gjekmarkajt marrja peng e Parlamentit është atentat ndaj opozitës dhe shoqërisë.
Ai u shpreh se deputetet nuk kanë të drejtë vetëm të depozitojnë pyetje por të bëjnë pyetje në cilën forme ata ta dëshirojnë. Gjekmarkaj u shpreh se shqetësimi i qeverisë është se nuk duan t’iu dalë jashtë parashikimit interpelanca me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive të depozituara në SPAK.
“Ajo qe ndodhi dje ishte përsëri tentativa e rradhës për te zvogluar mekanizmat e kontrollit mbi Qeverinë dhe Institucionet! Deputetet nuk kane te drejte vetëm te depozitojnë pyetje por te bëjnë pyetje ne cilën forme ata ta dëshirojnë ! Ju dje e prishet këtë tradite dhe fryme te rregullores jo se patet hallin e komisionerit i cili për hir te se vërtetës tregoi dinjitet duke mos u bere pjese e skenarit tuaj!
Deputeti i bën pyetjet live, mund ti interpretoje, mund ti kontekstualizoje mund ti azhornoje mund ti shkruaj pa imponim! Shqetësimi juaj është tjetër nuk doni tu dale jashtë parashikimit interpelanca me institucionet e drejtësisë për aferat korruptive te depozituara ne SPAK! Doni që ky moment të kaloje sa më shpejt e ne terr mundësisht”, tha ai.
Gjekmarkaj u shpreh se dje në Parlament u fol edhe për Kosovën. Ai kometoi deklaratën e Taulant Ballës duke thënë se serbët për të sharë përdorin emrin e kreut demokrat, Sali Berisha pasi e shohin i armik. Sipas tij Berisha është patritot shqitar.
“Dhe ne fund dje folëm për Kosovën por edhe aty mbetet te kompleksuar nga 8 Nëntori 1941 kur Miladini e Dushani themelonin partine tuaj duke i futur thikën pas shpine çështjes kombetare! Zoti Balla dje thate qe serbet per te na share therrisnin Sali Berisha, e vërtetë dhe kjo se ata Sali Berishen e njohin për armik, për patriot shqiptar! Tani zoti Manja jeni i lire te me dënoni edhe mua me nja 25 dite sepse si ka ardhe puna mund te ngrini si shqetësim prishjen e qejfit, te humorit dhe te vizioneve te Edi Ramës për Shqipërinë 2030”, shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030
- 20:36 Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)