Gjenden mbetje kockore në Tepelenë, dyshohet të jetë e një personi

21 Janar 2024 | 21:11

Gjendet mbetje kockore në Tepelenë.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa ka sqaruar se në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane.

Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë.

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë”-njofton policia.

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026