Gjendet lëndë plasëse në Shkodër, u hodh nga të rinjtë që po ndiqeshin nga policia

1 Prill 2025 | 11:15

Një pako me lëndë të dyshuar plasëse është gjetur nga policia në lagjen “3 Heronjtë”, në Shkodër.

Sipas njoftimit të Policisë së Shkodrës, dyshohet se lënda plasëse është hedhur para disa ditësh nga dy persona me motor, gjatë momenteve kur ata po ndiqeshin nga efektivët pasi nuk iu bindën urdhrit të ndalimit.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.03.2025, për arrestimin e shtetasve M. T. dhe D. S., të cilët nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar, bëjmë me dije se nga kontrollet e kryera në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, dje, në lagjen “3 Heronjtë”, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar plasëse, e cila dyshohet se është hedhur aty nga këta shtetas më datë 26.03.2025. Pakoja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” thuhet në njoftimin e kësaj të marte nga policia.

Kujtojmë se Policia e Shkodrës arrestoi dy të rinjtë të cilët po lëviznin me motomjet me targë të vjedhur në Tiranë dhe numër shasie të ndryshuar, më datë 26 mars të këtij viti.

Gjatë patrullimit, efektivët konstatuan në lagjen “Ndoc Mazi” një motomjet që lëvizte me shpejtësi dhe i bënë shenjë ndalimi. Por, 32-vjeçari i cili drejtonte motomjetin nuk iu bind urdhrit të Policisë duke u larguar së bashku me pasagjerin.

Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje dhe e kanë ndaluar motomjetin, duke vendosur në pranga dy të rinjtë nga Shkodra.

Gjithashtu, janë kryer kontrolle në automjetet e dy shtetasve, ku janë gjetur një bidon me lëndë djegëse, një silenciator dhe një sasi kokaine.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge

Një 26-vjeçar nga Kavaja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore...
15:14 | 25/07/2026

Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)

Euronews Albania ka siguruar pamjet me dron nga operacioni i shpëtimit të ish-bashkëshortes së 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili e kishte marrë peng pas vrasjes...
14:35 | 25/07/2026

Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas raportimeve se ka pasur një përplasje me kryeministrin Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar...
14:14 | 25/07/2026