Gjermania do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën
Gjermania planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën me 3.8 miliardë euro të tjera.
Deri më tani, Berlini ka caktuar 7.1 miliardë euro për Kievin me armë dhe municione këtë vit, por paratë tashmë janë ndarë pothuajse plotësisht për projekte, raportoi gazeta Bild.
Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius kishte kërkuar fonde shtesë dhe Ministri i Financave Christian Lindner kishte sinjalizuar mbështetjen e tij, në pritje të miratimit përfundimtar nga parlamenti në qershor.
Një burim i ministrisë së Financave nuk konfirmoi numrin e saktë, por shtoi se mbështetja për Ukrainën nuk do të dështonte për shkak të ministrisë.
Sipas raportit, Pistorius ka kërkuar që të ndahen 15 miliardë euro për ndihmë ushtarake për Kievin në buxhetin e Gjermanisë për vitin 2025, i cili është duke u negociuar në këtë moment.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave