Gjermania injoron thirrjen e Rusisë, miraton dërgimin e tankeve “Leopard” në Ukrainë

3 Shkurt 2023 | 17:32

Qeveria gjermane ka miratuar dërgimin e tankeve “Leopard 1” në Ukrainë nga stoqet industriale dhe është në bisedime për blerjen e 15 tankeve Gepard nga Katari për t’i dërguar në Kiev.

Dorëzimi i tankeve “Leopard” në Ukrainë mund të ndodhë në çdo kohë pasi tanket të riparohen, shkruan Reuters.

Kompanitë Rheinmetall dhe Flensburger Fahrzeugbau Gesellschaft janë gati të rilokojnë dhjetëra tanke “Leopard 1” në mënyrë që t’i dorëzojnë ato në Ukrainë për të luftuar pushtimin rus.

I prezantuar për herë të parë në shërbim në vitet 1960, “Leopard 1” është paraardhësi i “Leopard 2”, i cili është i vendosur gjerësisht në ushtritë e të gjithë Evropës.

Muajin e kaluar, Gjermania ra dakord të dërgonte tanket e saj në Ukrainë pas javësh presioni nga Kievi dhe aleatët e saj evropianë.

Sipas ligjit gjerman, Berlini duhet të miratojë eksportin e tankeve edhe në rastet kur vendet e tjera që i kanë blerë duan t’i rieksportojnë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca

Algjeria ka dhënë urdhër për mobilizim urgjent të personelit të mbrojtjes civile në 45 provinca, ndërsa vendi po përballet me më shumë se 100 zjarre...
10:21 | 17/07/2026

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026