Gjermania thirrje Serbisë: Thirrjet për shtensionim vlejnë për të gjithë njëlloj

2 Korrik 2025 | 16:12

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka kërkuar Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën në vend se vetëm të bëjë thirrje për ndaljen e veprimeve e Prishtinës, duke thënë se thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët njëlloj.

Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori parasysh letrën e fundit të drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, i cili kërkoi nga Perëndimi t’i ndalë “veprimet përshkallëzuese të Prishtinës” lidhur me ndërtimin e planifikuar të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Petkoviç e akuzoi kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti, se po i përdor urat mbi Ibër – lumin që ndan Mitrovicën me shumicë shqiptare në jug dhe me shumicë serbe në veri – për “fushatë zgjedhore”, pasi zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen këtë vjeshtë.

“Duke njoftuar se urat do të hapen në tetor, para zgjedhjeve lokale, Kurti me vetëdije po e vë çështjen e sigurisë në shërbim të fushatës zgjedhore… BE-ja duhet ta ndalojë Kurtin në planet e tij para se të jetë tepër vonë”, tha Petkoviç.

Ambasada tha se, derisa i ka bërë thirrje vazhdimisht dhe i bën edhe tani Qeverisë së Kosovës të përmbahet nga veprime që mund ta përshkallëzojnë gjendjen, thirrje të tilla vlejnë edhe për Serbinë.

“Nuk është Qeveria e Kosovës ajo që po dështon të zbatojë masa ligjore ndaj përgjegjësve për sulmin e tmerrshëm në Banjskë”, tha ajo, duke iu referuar sulmit ndaj Policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur në shtator 2023 në veri, ku u vra një rreshter policor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026