Gjetën bimën e rrallë në pyjet e Indonezisë, në lot eksperti: 13 vite që e kërkoj

20 Nëntor 2025 | 21:50

Një bimë e rrallë është gjetur nëpër pyjet e Sumatrës në Indonezi. Bima Rafflesia Hasseltii u gjet nga një ekip shkencëtarësh.

Universiteti i Oksfordit eksploroi pyllin tropikal që është shtëpia e shumë tigrave të Sumatrës, të cilët janë gjithashtu të rrallë. Ekipi kaloi ditë e netë në pyllin e dendur tropikal duke kërkuar për rafflesia hasseltii.

Pak njerëz e kanë parë ndonjëherë këtë lule, dhe ekipi e vuri re duke u hapur natën. Eksperti, i cili nuk mundi t’i mbante lotët, pranoi se kishte kaluar 13 vjet duke kërkuar për këtë lule jashtëzakonisht të rrallë.

“Pak njerëz e kanë parë ndonjëherë këtë lule dhe ekipi, çuditërisht, e pa të hapur natën”, sipas Universitetit të Oksfordit.

Rafflesia hasseltii është një specie bime parazitare në gjininë Rafflesia dhe familjen Rafflesiaceae. Emri i saj njihet edhe si cendangan muca rimau, që do të thotë kërpudha me fytyrë tigri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026

Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi

Një valë protestash shpërtheu në Ukrainë këtë të enjte, në shenjë proteste kundër shkarkimit të ministrit reformist të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Deputetët ukrainas po përgatiten...
13:20 | 16/07/2026

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026