Vendimi për pezullimin e Ballukut nga GJKKO, Manjani: Ky është një grusht shteti
Juristi Ylli Manjani, i ftuar sot në Euroneës Albania në emisionin Noë me Erla Mëhillin, ka komentuar vendimin e GJKKO-s për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. Manjani e ka cilësuar këtë veprim si një ndërhyrje në punën e qeverisë dhe, sipas tij, një lloj “grushti shteti”.
“Shteti nuk mund të funksionojë pa Kryeministër dhe pa ministra. Problemi këtu është pushteti përballë pushtetit. Unë e kuptoj një prokuror dallkauk dhe egoist, sepse janë palë dhe kërkojnë të krijojnë statistika. Ky vendim i gjykatës sot e ka lënë vendin pa qeveri. Kjo është pyetja që shtrohet: a mund ta pezullojë gjykata një zv.kryeministër?
Në çdo grusht shteti veprohet me ligj, jo pa ligj. Edhe grushtet e shtetit bëhen brenda ligjit. Çështja është kjo: me ndërhyrjen që ka bërë GJKKO, vendi ka mbetur pa qeveri, dhe kjo përbën një grusht shteti.”-tha Manjani
LEXONI GJITHASHTU:
- SPAK reagon zyrtarisht për masat e sigurisë ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë
- Debate me Ballukun, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata