Debate me Ballukun, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca

19 Nëntor 2025 | 13:40

Deputeti i Partisë Mundësia u përjashtua nga seanca e Parlamentit të mërkurën pas përplasjes me zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilës i ndërhyri nga vendi teksa mori fjalën.

Shehaj debatoi me Ballukun teksa kjo e fundit fliste nga foltorja e Kuvendit për projektbuxhetin e vitit 2026 të cilën e cilësoi një premtim mbajtur që vetëm PS si forcë politike mund ta bëjë realitet.

Pjesë nga debatet në Kuvend…

Belinda Balluku: Detyra e një opozitë duhet  një ofertë politike. Është normale ndoshta për llojin tuaj që të bëni këtë lloj opozitë. Edhe ne do të dëshironim një opozitë më të mirë që nuk e ka luftën personale, por e ka ideologjike. Un jam pjesë e një sulmi që ka kohë që ka nisur. Ju nuk falni 8 humbje në 12 vite dhe me sulme personale mbuloni dështimin tuaj. Dikush u ngrit nga radhët tuaja tha të mos merremi me familjarët. Kur e vendosët këtë. Ju nuk merreni vetëm me familjarët, por keni sjellë në foltore edhe të vdekurit.

Agron Shehaj: Hiq dorë nga pushteti, përballu me drejtësie!

Niko Peleshi: Zoti Shehaj po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme

Belinda Balluku:  Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.

Niko Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga salla. Zoti Balla kërkon fjalën për procedurë…

Taulant Balla: …Zoti Kryetar ka një masë për një deputet… Derisa të zbatohet masa ndërpritet seanca për 5 minuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026