Gjiknuri: Ku nuk pajtohem me Gaz Bardhin dhe pse nuk përsëritet 2020-a

17 Korrik 2024 | 21:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjuknuri ka shprehur në Euronews Now mosdakordësinë që ka me Gazmend Bardhin lidhur me projektligjin që ky i fundit ka propozuar nga 6 deputetë të opozitës.

Sipas Gjiknurit,përfaqësues të mazhorancës kanë porpozuar vetëm vendime të Gjykatës Kushtetuese, si herësi apo vota e diasporës, të cilat janë rekomandime të OSBE Odihr-it.

“Që kur kemi ngritur komisionin e reformës Zgjedhore kanë qenë rekomandime të OSBE Odihr-it për përmirësimet në legjislacionin zgjedhor. Kjo nuk u arrit për shkak të mungesës së konsensusit.”-tha ai. “ Kështu që në këtë pikëmamje ne sollëm një propozim, i cili ka marrë parasysh një propozim të vetë opozitës. 6 deputetë të opozitës para bjë viti e gjysëm kanë depozituar amendamente për votën e diasporës. Një nga firmëtarët ka qenë edhe vetë zoti Bardhi.”

Më tej, Gjiknuri deklaroi se nuk do të pranohen koalicionet parazgjedhore, siç ndodhi në vitin 2020, ku u shpreh kështu:

“Kushtetuta ndryshoi, modeli i koalicioneve ndryshoi. Dikur ishte tjetër sistem zgjedhor, ishin listat e mbyllura dhe pati konsensus mes palëve. Kështu që ata(opozita) duan një taktikë elektorale. Të bëjnë një skemë që t’ju funksjonojë atyre.”

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026