Gjinekologu: Vërtetohet përdhunimi te 26-vjeçarja, edhe pse kanë kaluar disa ditë
Përdhunimi i 26-vjeçares në qytetin e Vlorës nga disa persona është një nga ngjarjet më të rënda të këtyre ditëve. Gjatë gjithë kohës mediat kanë shkruar, personazhet publike por edhe të afërm të personave të dyshuar si përdhunues.
Ditën e djeshme në spitalin e Vlorës ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili është shprehur se e dënon fort dhunën seksuale dhe kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt sipas tij.
Vajzës në fjalë dje i është bërë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Gjinekologu Shkëlqim Balili tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se përdhunimi i të resë mund të vërtetohet nga mjekësia ligjore edhe pse mund të kenë kaluar disa ditë nga akti i dhunshëm.
“Nëse është përdhunuar apo jo, gjurmët që dalin në organet gjenitale janë dhe mund të jenë se është seks traumatik. Këtu ka një gjë kryesore, të gjitha janë dëmtime lokale, hematomat, ekziston trauma. Sa më afër aksidentit, që më lehtë është të vërtetohet përdhunimi. Ne kemi një institut të shkëlqyer të mjekësisë ligjore dhe ata shikojnë në dinamikë të gjithë dëmtimet e indit në një përdhunim, në një marrëdhënie seksuale normale nuk ka asnjë dëmtim. Edhe nëse kanë kaluar 2-3 ditë është një gjë që përcaktohet”, tha mjeku.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër