“Gjirokastra qyteti im i gurtë”, autori Sedat Shameti çel ekspozitën me piktura
“Gjirokastra qyteti im i gurtë, impresione me penel”, titullohej ekspozita e çelur në qytetin e Gjirokastrës, e cila ka për autor Sedat Shametin. Megjithëse në profesion ai është mjek kirurg, sërish në rreth 50 pikturat e ekspozuara ka shprehur mbresat, ndjesitë dhe emocionet artistike nga vendlindja, Gjirokastra e gurtë.
Pjesën më të madhe në punimet e realizuara nga autori e zënë motivet nga qyteti karakteristik ndërsa nuk mungojnë peisazhet dhe natyrat e qeta
“Unë vërtet nuk jam piktor, unë jam në profesion mjek i specializuar në kirurgjinë faciale çka ndërrova bisturinë me penelin. Sot unë ekspozoj 50 punë që prezantojnë Gjirokastrën e bukur prej guri, që prezantojnë natyrën e bukur të Qarkut tonë, pse jo dhe peizazhe nga vendet ku unë kam lëvizur, kam shëtitur, ku kam bërë pelegrinazhe të ndryshme”,-tha Sedat Shameti.
“Me punët dhe me nivelin artistik që ka arritur Sedati mund ta quajmë një piktor profesionist, mund të themi është në rrugën e duhur, është kolegu ynë. Në këtë rreth 50 punime që ka bërë ka treguar nivelin e tij artistik, me cilësi të lartë artistike me një kolorit të ëmbël, me një kompozim shumë të qartë, të pastër dhe një kënd ekspozimi i ekspozitës në një nivel të bukur”,-tha Pëllumb Puci, piktor.
“Sot shoh një peizash, një natyrë, shoh një artist shumë të butë dhe të gjithë këtë dhuratë ose mundësi ja ka dhënë vetë Gjirokastra, vetëm ky qytet, sepse ai ka ditur çfarë të zbërthejë, ai ka ditur çfarë të kapi si element dhe gjëja që më bën përshtypje është se tek ai shikoj të gjitha teknikat, shoh peizazhin, shoh kompozimin”,-tha Llambi Margariti, pedagog i arteve figurative.
Ekspozita në pikturë e autorit Sedat Shameti çelet në atmosferën e festave të fundit duke gjallëruar aktivitetet artistike dhe kulturore në qytetin e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut