GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë
Gjykata e Posaçme ka vendosur që të rikthejë për hetim në SPAK çështjen penale ndaj deputetit demokrat, Asllan Dogjani.
Dogjani akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie, lidhur me një apartament që ai ka përfituar nga shoqëria e ndërtimit “Protial”.
Në seancën e zhvilluar, Gjykata ka dhënë dy muaj kohë për SPAK për të plotësuar hetimet. Pas vendimit, Dogjani e ka cilësua vendimin e GJKKO si një “triumf të drejtësisë”.
Ai ka theksuar se akuza ndaj tij është një hakmarrje nga një individ që ai e ka kallëzuar për vjedhje të pronës publike.
“Gjykata me vendim të ndërmjetëm i caktoi SPAK të kryhen edhe një herë hetime. Kjo vepër penale e supozuar ku është bërë nga një mashtrues që e kam kallëzuar për vjedhjen e pronës publike. Është shenjë hakmarrje. E kam denoncuar me banorët për grabitjen e pronës publike. Sot është triumf i drejtësisë, por shpresë edhe për qytetarët. Të denoncojnë çdo hajdutëri. Gjykata u dha një shpresë qytetarëve,”, tha Dogjani.
Akuzat lidhen me një apartament të marrë nga Dogjani më 24 mars 2010, të cilin ai e ka deklaruar si shpërblim për konsulencat juridike që kishte ofruar për kompaninë “Protial”. Sipas SPAK, kontrata e paraqitur për këtë transaksion është e rreme dhe synon fshehjen e burimit të pasurisë. SPAK po heton gjithashtu dyshimet për dy data të ndryshme të kontratës (6 shtator dhe 6 dhjetor 2006), që ngrejnë dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të përfitimit të pasurisë.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar plotësisht rrethanat e kësaj çështjeje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata