Gjoni: Shtëpia në Krrabë, vendi që kërkuam aq shumë për xhirimet e filmit “Sheets”
Filmi shqiptar “Sheets” është vlerësuar dy herë në festivalin e filmit në Trieste.
Regjisorja Evi Gjoni tha në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se për realizmin e filmit është frymëzuar nga karantina që në film nuk përcaktohet qartë por flitet si izolim dhe lëvizja e emigrantëve nëpër botë.
Ajo tregoi se filmi është xhiruar në janarin e vitit të shkuar, në një shtëpi në Krrabë, që siç tha është përshtatur plotësisht për filmin duke u rinovuar pothuajse nga e para.
“Aty jetonin njerëz, por magjia e filmit është që mund ta ndërtosh si të duash. Kemi kërkuar shumë në shumë fshatra, por kjo na pëlqeu; pozicionimi i shtëpisë, pozicioni i oborrit. Kemi punuar shumë me shtëpinë, e kemi lyer, kemi punuar me oborrin. Koha në film nuk është e përcaktuar, personazhet e filmit janë përshtatur me ngjyrat e shtëpisë për të treguar se janë bërë njësh me shtëpinë. Aktorët desha të mos ngjanin si aktorë, por si njerëz të jetës normale”, tregoi regjisorja.
Ndiqni intervistën e plotë këtu:
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë