Gjuha banale tek fëmijët, sociologu: Duhet forcuar roli i familjes dhe shkollës
Deformimet në kulturën e gjuhës së përdorur nga të rinjtë, sociologu Gëzim Tushi e lidh me humbjen e fuqisë së morale të familjes dhe shkollës.
“Janë dy institucionet kryesore në kultivimin e kulturës së të folurit dhe se si komunikohet”, tha Tushi duke shtuar se prindi dhe mësuesi janë dy figurat kryesore që kultivojnë gjuhën e folur.
Ai tha se ka një prirje të përgjithshme të përdorimit të gjuhës së vrazhdë por edhe “gjuha e trupit që përdoret sot nga fëmijët është e llahtarshme”.
“Fëmijët gjuhën e vrazhdë, gjuhën e ngurtë që përdorin sot, e kanë në mendje e kanë si shenjë force. Po ndodh diçka që është shumë shqetësuese. Është e frikshme që vajzat e reja përdorin një gjuhë shumë të rënduar, një gjuhë banale që nuk u shkon brishtësisë së tyre”, tha sociologu.
Gëzim Tushi u shpreh se përdorimi i gjuhës banale ka mbërritur deri tek fëmijët në kopësht dhe shtoi se përdorimi i kësaj gjuhe prodhon agresivitet dhe neorotizëm social.
Kjo situata tha ai mund të përmirësohet vetëm duke rregulluar familjen dhe shkollën. Sipas tij shkolla ka futur vetëm garën dhe suksesin dhe fëmijëve u kërkohet që vetëm të dalin sa më mirë me mësime, dhe harrojnë që duhet të jenë së pari qytetarë dhe qenie humane.
“Në familje duhen rregulluar parimet e prindërtimit, në qoftë se nuk shkon as mënyra e vjetër për të komunikuar, rëndësi ka shembulli. Nëse fëmija jeton në një familje ku burri e shanë gruan, ku grindja dhe sherri është karburanti i asaj familje, fëmija nuk do të bëhet i mirë. I degraduar do të bëhet, i dhunshëm. Në qoftë se bashkohen fort kontributet e familjes dhe shkollës, kam përshtypje që mund të ndijojmë në kulturën e përdorimit të gjuhës dhe kulturën e sjelljes së fëmijëve tanë”, përfundoi z. Tushi.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjuha banale e fëmijëve, prindërit dhe mësuesit të shqetësuar për fjalorin në shkolla
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta