Burgim i përjetshëm për ushtarin rus të akuzuar për krime lufte

18 Maj 2022 | 14:37

Gjyqi i parë për krime lufte në Ukrainë ka nisur të mërkurën, pasi një ushtar rus është deklaruar fajtor për vrasjen e një civili ukrainas të paarmatosur.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, akuzohet se vrau me armë zjarri një civil 62-vjeçar të paarmatosur në ditët pas fillimit të pushtimit.

Gjykata ka shpallur vendimin për dënim me burgim të përjetshëm për 21-vjeçarin, raporton BBC.

Prokurorët thonë se mund të ketë më shumë gjyqe, pas identifikimit të mijëra krimeve të mundshme të kryera nga forcat ruse.

Prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova tha se “me këtë gjyq të parë, ne po dërgojmë një sinjal të qartë se çdo autor, çdo person që urdhëroi ose ndihmoi në kryerjen e krimeve në Ukrainë nuk do të shmangë përgjegjësinë”.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë shënjestruar civilët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024