Gjukanoviç shpall datën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, shpalli 11 qershorin datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Vendimi vjen një ditë pasi Gjukanoviç, duke iu referuar Kushtetutës së vendit, nxori dekretin për shpërndarjen e përbërjes së deritashme të Kuvendit.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm për krizën e thellë politike dhe institucionale të prodhuar nga mazhoranca e papërgjegjshme. Unë i jam përmbajtur me vendosmëri Kushtetutës për të mos kontribuar në të. Më 20 gusht qeveria u votua mosbesimi, kushtet nuk u plotësuan. Disa nuk i janë përgjigjur konsultimeve, as nuk kanë dorëzuar nënshkrime për të mbështetur kandidatin. Jam i bindur se më e mira ishte shkurtimi i mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve”, tha ai.
Qeveria aktuale e Dritan Abazoviç u rrëzua 7 muaj më parë nga një mocion mosbesimi. Qeveria Abazoviç ra pasi nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë