Gjykata e Apelit lë në burg agresorin e Sali Berishës

28 Dhjetor 2022 | 12:58

Gjykata e Apelit ka lënë në burg, 31-vjeçarin Gert Shehu, i cili goditi me grusht kryedemokratin, Sali Berisha, më 6 dhjetor gjatë protestës së opozitës.

Sipas informacioneve Shehu ka folur në seancë, kuka thënë se kërkon të shkojë në shtëpi, pasi është djalë i vetëm dhe e ka të nevojshme që të marrë medikamentet.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e avokatëve të  Shehut, të cilët kërkonin një masë më të butë sigurie, ai ajo e arrestit shtëpiak, apo e shtrimit të detyruar në spital.

Më 6 dhjetor, 31-vjeçari Gert Shehu goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha teksa ky i fundit doli nga selia blu dhe iu bashkua protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në momentet që agresori goditi me grusht Berishën, truprojat e tij dhe simpatizantë të PD-së nuk kursyen dhunën ndaj të riut.

Ky i fundit përfundoi në Spitalin e Traumës.

Nga demokratët erdhën akuza se gjithë ngjarja është e inskenuar nga kryeministri Edi Rama. Madje Berisha kërkoi edhe lirimin e Shehut nga burgut duke e quajtur atë një viktimë.

Nëna e të riut, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar.

Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C

Meteorologia e MeteoAlb, Lajda Porja, paralajmëroi se ditët e freskëta të javës së kaluar kanë marrë fund dhe se Shqipëria do të përfshihet sërish nga...
09:36 | 28/07/2026

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026