Gjykata e Lartë pritet të zgjedh zëvëndësuesin e Zaçajt në Kushtetuese (EMRAT)

30 Shtator 2025 | 09:10

Këtë të martë do të bëhet zgjedhja e anëtarit që do të zëvendësojë Holta Zaçajn në Gjykatën Kushtetuese. Në garë janë tre kandidatë kryesorë, të përzgjedhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) bazuar në pikëzimin e tyre.

Më shumë pikë ka marrë Asim Vokshi, anëtar aktual i Gjykatës së Lartë, me 89.5 pikë, i ndjekur nga ish-kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, me 89.3 pikë dhe ish-komisioneri publik në procesin e vettingut, Florian Ballhysa, me 77.83 pikë.

Këta tre emra u dalluan nga gjashtë kandidatët e përzgjedhur në këtë procedurë, ndërsa kandidatët Alma Faskaj, Genta Tafa dhe Alban Toro mbeten jashtë garës për këtë vend.

Zgjedhja finale do të bëhet nga Gjykata e Lartë, ku për të qenë e ligjshme mbledhja e emërimit duhet të jenë prezentë të paktën 13 nga 17 gjyqtarët aktualë. Kandidati që siguron tri të pestat e votave të pranishme shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet kjo shumicë, automatikisht do të konsiderohet i zgjedhur kandidati me pikët më të larta nga KED, pra Asim Vokshi.

Ky emërim prek vetëm vendin e Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese do të nisin menjëherë pas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026

Zbulohen tre ambiente ku luheshin lojëra fati ilegale në Tiranë, dy të arrestuar dhe katër nën hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër organizimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Operacioni i koduar “Last Bet” ka çuar...
10:08 | 11/07/2026