Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-ministrit Ilir Beqaj për dosjen e SASPAC

15 Janar 2025 | 15:09

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Ilir Beqaj, duke konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si SASPAC.

Gjithashtu, shkalla e tretë e gjyqësorit nuk ka pranuar as rekursin e paraqitur nga të akuzuarit e tjerë, përfshirë Alfred Nikolla, Bjona Ziaj, Bledar Leka, Elton Marini, Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Haxhia.

Në lidhje me këtë çështje, Ilir Beqaj, Kurtulaj dhe Nikolla ndodhen aktualisht në qeli të paraburgimit, ndërsa të tjerët kanë masë më të butë sigurie.

Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK, përfshirë hetimet që lidhen me korrupsionin dhe abuzimin me detyrën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026