Gjykata e Prishtinës cakton 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për krime lufte

22 Qershor 2023 | 18:47

Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesën e Prokuroris Speciale të Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh kundër të dyshuarit Dragisha Millenkoviç nga Komuna e Graçanicës.

Ai është arrestuar më 21 qershor nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Masën e paraburgimit ndaj Millenkoviqit e ka konfirmuar për Radio Evropa e Lirë edhe avokati i Millenkoviqit, Dejan Vasiq, duke theksuar se do të ankohet kundër një vendimi të tillë gjyqësor.

Millenkoviç dyshohet se si ish-gardian i Burgut të Prishtinës dhe Lipjanit, në maj dhe qershor të vitit 1999 “ka kryer sistematikisht tortura, dhunë fizike dhe psikologjike”, dhe se “i trajtoi të burgosurit shqiptarë në mënyrë çnjerëzore”.

Gjatë arrestimit, policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e tij, ku siç raportohet i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revole, një thikë ushtarake, një shufër metalike, dokumente, vendime, shënime dhe telefonin personal.

Ndërkohë, më 22 qershor, në Graçanicë, komunë me shumicë serbe afër Prishtinës, është mbajtur protestë me kërkesën për lirimin e Millenkoviçit.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e kanë kundërshtuan këtë arrestim.

Ata deklaruan se Millenkoviç është arrestuar “pa bazë” dhe se autoritetet kosovare me këtë arrestim po “u hakmerren” serbëve në Kosovë. Por, ata nuk dhanë prova për pretendimet e tyre.

Gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 13.500 persona.

Besohet se 76 për qind e tyre ishin civilë. Gjithashtu, ende janë duke u kërkuar rreth 1.600 persona të zhdukur, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026