Serbët protestojnë në Graçanicë, kundërshtojnë arrestimin e Milenkoviç

22 Qershor 2023 | 17:16

Qytetarët serb të Graçanicës kanë protestuar të enjten, duke kundërshtuar arrestimin e Dragisha Milenkoviq, i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998/99.

Ata kanë marshuar rrugëve të kësaj komune dhe para stacionit të policisë me pankartat në duar në të cilat thuhej “Të lirohen serbët tanë të pafajshëm”, “Drejtësi për popullin serb”, “Mos i kriminalizoni serbët”.

Një nga organizatorët e kësaj proteste, duke folur para protestuesve pati disa pyetje e akuza për shtetin e Kosovës, që sipas tij po ua vështirëson jetën serbeve.

“Ne kemi nevojë të jetojmë në liri, na kanë dëbuar nga qytetet, janë katër serbë që jetojnë në Prizren, më pak se 15 në Prishtinë, jemi të ngjeshur nëpër geto, të cilat sot i vizitojnë sikur të ishin dërguar për të arrestuar njerëz. Dragiša Milenković është vetëm një nga tetë ata që janë të shtrirë në burg duke kërkuar drejtësinë e Zotit,”-tha Zhivojin Rakoçeviç, gazetar dhe drejtor i qendrës kulturore në Graçanicë.

Kjo protestë filloi rreth orës 11:30 siç ishte paraparë dhe përfundoi në orën 13:00 kur protestuesit i shpërndan.

Asnjë incident nuk u regjistrua gjate këtij aktiviteti, i cili u monitorua nga policia e Kosovës.

Sipas Dragisha Milenkoviç dyshohet se si gardian i burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina, konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se arrestimi i Milenkoviç ka ndodhur pas një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026