Gjykata e Tiranës liron kritikun e Putin, refuzohet ekstradimi

11 Qershor 2024 | 14:56

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia, duke rrëzuar kështu kërkesën e autoriteteve ruse për ekstradimin e kritikut të Kremlinit, Alexandër Bobonvikov, i arrestuar 15 ditë më parë sapo zbriti nga një avion privat me miqtë e tij në Rinas.

Ministria e Drejtësisë pas verifikimeve përkatëse, iu përgjigj kërkesës së gjykatës se refuzonte ekstradimin e 56 vjeçarit. Bobovnikov erdhi nga Gjermania, e ndonëse ishte ndaluar përkohësisht në Itali, vend i cili nuk pranoi kërkesën e Rusisë për ekstradim, lëvizte i lirë në gjithë Europën. Ai deklaroi pas arrestimit në Shqipëri se kishte ardhur për arsye turistike, por gjykata e la në burg me afat 15 ditor.

Bobovnikov ndodhet në kërkim ndërkombëtar nga Rusia për një mashtrim 200 mijë euro të kryer në vendin e tij të lindjes. 56 vjeçari u arrestua më 22 prill të vitit të kaluar në Firenze dhe u lirua nga burgu pas një jave.

Italia, në fakt, e ka mohuar ekstradimin duke shënuar edhe rastin e parë që kundërshtohet një kërkesë e tillë e vendit të Vladimir Putinit pas pushtimit rus të Ukrainës. Bobovnikov njihet si një kundërshtar i presidentit Vladimir Putin, i cili ka kundërshtuar vazhdimisht pushtimin e Ukrainës. Në vitin 2022, Gjykata e Moskës lëshoi ​​një urdhër arresti për qëllime ekstradimi për Bobovnikov, i akuzuar për mashtrim, krim për të cilin rrezikonte një dënim deri në 10 vjet burg.

Ai dyshohet se mori mbi 18 milionë rubla nga një shtetas tjetër, me premtimin se do ta ndihmonte të kërkonte punë në agjencitë qeveritare. Por sapo mori paratë, Bobovnikov sipas drejtësisë ruse, dyshohet se i shpenzoi për veten e tij, duke shpërfillur zotimin.

Bobovnikov është një shtetas rus por edhe me pasaportë izraelite, ndërsa kur u arrestua më Itali ai u tha avokatëve të tij se dënimi i dhënë nga Rusia ishte vetëm një pretekst për ta kthyer atë dhe se ai kishte frikë nga hakmarrja për pozicionet që ka mbajtur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026