Gjykata e Tiranës regjistron zyrtarisht Partinë e Lirisë

28 Shtator 2022 | 10:44

Gjykata e Tiranës ka pranuar zyrtarisht ndryshimin e emrit, nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

Me vendimin e gjykatës, tanimë janë regjistruar edhe strukturat e reja të partisë, kryetari i së cilës është Ilir Meta dhe zëvendës kryetar, Agim Nesho.

Pas vendimit të gjykatës, pritet që këto ndryshime t’i përcillen edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si subjekt i interesuar.

Komiteti organizator i partisë pritet të ketë së shpejti një mbledhje për të përcaktuar datën e punimeve për Konventën Kombëtare.

Vendimi për ndryshimin e partisë u mor në Konventën Kombëtare të kësaj force politike më 25 korrik, ku u vendos ndryshimi i logos dhe shkrirjes së të gjitha forumeve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026