Gjykata i dha vulën e PD Berishës, reagon për herë të parë Ambasada e SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ambasada e SHBA ka deklaruar për mediat se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe shton se nuk do të bashkëpunojnë me persona të shpallur “non grata”.
Ata i bëjnë apel të gjithë politikanëve të tjerë që të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të sanksionuar nga SHBA.
Sipas Ambasadës, lufta kundër korrupsionit është çështje e sigurisë kombëtare për SHBA-të.
“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.
Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thueht në reagimin e ambasadës.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha, tha në një lidhje të drejtpërdrejtë nga selia blu, se reagimi i ambasadës amerikane ka ardhur pas interesimit të madh të gazetarëve në lidhje me këtë çështje.
Hoxha shtoi se në reagimin e saj ambasada e SHBA-ve e thotë qartazi se qëndrimi ndaj Sali Berishës si person non-grata nuk ka ndryshuar, megjithatë shton se kontaktet e amerikanëve me Partinë Demokratike mund të ruhen përmes funksionarëve të tjerë të lartë të kësaj force politike.
“Në fakt ka qenë një përgjigje e ambasadës pas interesimit të treguar nga gazetarët, ku është treguar qasja që do ketë ambasada e SHBA-ve në kushtet kur kjo e fundit ka si kryetar të njohur ligjërisht nga institucionet shtetërore, Sali Berishën, një person të dezinjiar non-grata nga SHBA për gati 3-vitet e fundit.
Me këtë reagim lë të nënkuptuar se nuk do të ketë një ndryshim tërësor në qasjen që SHBA-të kanë ndaj Sali Berishës. Për ta ai vijon të jetë një person non-grata dhe nuk ka marrëdhënie me ta. Por duke qenë se janë forca më e madhe opozitare në vend, kontaktet mund të ruhen me funksionarë të tjerë të këtij formacioni politik, me nënkryetarë apo zyrtarë të tjerë të partisë. Me interes është edhe qëndrimi që do të ketë ambasada e Britanisë së Madhe”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve