“Gjykata Kushtetuese me qasje të re”, Manjani: Shans për rivendosjen e standardeve
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi Ylli Manjani komentoi zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese ndërsa tha se po vihet re një ndryshim i dukshëm kursi në qasjen e kësaj gjykate.
Sipas Manjanit, Gjykata Kushtetuese duket se po lëviz drejt një standartizimi më të qartë të proceseve me natyrë kushtetuese, duke korrigjuar praktika të mëparshme që, sipas tij, kanë qenë problematike ose të gabuara.
Sipas tij, vendimet e fundit mund të përbëjnë një rast korrigjimi institucional, ku Gjykata Kushtetuese po përpiqet të rivendosë standarde më të qarta dhe më garantuese, në harmoni me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Në këtë kuadër, Manjani shprehu shpresën se këto zhvillime do të shërbejnë për të forcuar rolin kushtetues të Parlamentit në ushtrimin e kontrollit ndaj qeverisë, një funksion thelbësor në një shtet demokratik.
“Unë besoj që ka një ndryshim kursi në drejtim të standardizimit të disa proceseve me natyrë kushtetuese, ku prej vitesh Kushtetuesja refuzonte t’i bënte, ose i ka bërë keq detyrat e saj. Siç është rasti i komisioneve hetimore, duke delegjitimuar kërkesën e një të katërtës së deputetëve. Kjo nuk duhej të ndodhte, ishte çmenduri. Kishte një praktikë kushtetuese dhe nuk kishte pse të hiqej. Ndoshta ky rast i McGonigal mund të jetë një rast korrigjimi, një vendosje standardi. Dua ta besoj që këto çështje mund të jenë një shans i mirë që Kushtetuesja të vendosë një standard më garantues, në harmoni midis pushteteve, por në mënyrë të veçantë në drejtim të ushtrimit të kontrollit të Parlamentit ndaj qeverisë. Edhe rasti i Berishës, por edhe rastet e komisioneve hetimore, shkojnë drejt kësaj”, tha ai.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit