Gjykata rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD
30 Prill 2024 |
12:17
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e 6 deputetëve demokratë për ta çregjistruar Lulzim Bashën si kryetar i PD-së.
Gjyqtari Gentjan Marku vendosi mos të legjitimojë Këshillin e thirrur nga Gazmend Bardhi në korrik të vitit 2023.
Këshilli Kombëtar i PD i mbledhur nga Gazmend Bardhi kërkoi çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, nga regjistri i partive politike. Argumentet sipas deputetëve të Këshillit Kombëtar të mbledhur nga Bardhi bazoheshin në vendimin e KAS për dorëheqjen e dhënë nga Lulzim Basha.
Por gjykata me vendimin e sotëm, e rrëzon Këshillin Kombëtar të Bardhit duke cilësuar si jo legjitim dhe duke pushuar çështjen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Basha i përgjigjet Bardhi: Do kesh të njëjtin fat si padrinoja non grata
- Deputetët krah Bardhit të njëjtin fat me ata që mbështetën Berishën? Flet Basha
Lajme të Sugjeruara
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen