Gjykata s’e lejoi të betohet, Beleri: E porositur nga Rama, po mban me forcë Himarën
Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të mos e lejuar për t’u betuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Beleri shprehet se gjykata po zbaton urdhrin e kryeministrit duke u përpjekur që të mbajnë me forcën e pushtetit Himarën.
Më tej Beleri shprehet besimplotë në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që sipas tij duhet të mbrojë demokracinë dhe Kushtetutën.
“Sot Gjykata e porositur prej pushtetit politik , goditi edhe një herë zgjedhjet në Himarë. Gjashtë muaj pas kërkesës time, zbatoi urdhrin e kryeministrit – Gjyqtar Suprem , për mos të më dhënë leje për t’u betuar dhe të marrë mandatin. Pa betimin nuk behet efektiv mandati. Pa betimin dhunohet e drejta kushtetuese e zgjedhjeve. Duket sikur në Himarë nuk janë bërë zgjedhje. Me forcë pushteti, në kundërshtim me Kushtetutën, dhe me bekimin pa ligj të një gjykate personale të Kryeministrit, po shkelet çdo parim, normë kushtetuese dhe europiane për mos të lëshuar Bashkinë e Himarës… Gjithë vëmendja jone është tek Gjykata Kushtetuese. Atje kam depozituar disa kërkesa. Prej tre muajsh ka kaluar për gjykim ankimi im ndaj masës së sigurimit dhe akoma nuk ka një datë gjykimi. Presioni i Ramës qëndron i rëndë edhe atje. Presim që Gjykata Kushtetuese të paktën të mbrojë Demokracinë, të mbrojë Kushtetutën! Shpresa vdes e fundit, por dita ditës, këtij vendi po i vdes edhe shpresa!”, shprehet mes të tjerash Beleri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 19:05 Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit